Në këtë paragraf ju ilustrojmë filozofinë tonë mbi të dhënat personale dhe ju japim informacionin bazë mbi mbrojtjen e tyre.Trajtimi dhe mbrojtja e të dhënave tuaja online në mënyrë sa më serioze dhe profesionale është qëllimi ynë, ashtu sikurse trajtojmë informacionin në të gjitha mënyrat e komunikimit.
Qëllimi ynë kryesor është mbrojtja e privatësisë tuaj dhe të dhënave që ju na jepni.Ligjet mbi mbrojtjen e të dhënave janë një përgjegjësi e përditshme dhe e padiskutueshme per ne.

Çdo anëtar i grupit tonë të ekspertëve është i detyruar t'i mbajë këto të dhëna sekret dhe sidomos ruhet sekreti bankar.


PËRDORIMI NË MËNYRË ANONIME I KËSAJ FAQEJE

Ju mund të merrni shumicën e informacioneve tona online pa qënë nevoja e lënies së të dhënave personale.Kjo faqe mund të përdoret në mënyrë krejt anonime.

Në mënyrë që në të përmirësojmë vazhdimisht imazhin tonë online për klientët dhe vizitorët,ne mbledhim statistika mbi vizitat tuaja në këtë faqe.Bëhet fjalë për informacione me rëndësi thjesht numerike,si p.sh. numri i vizitave,numri i faqeve të hapura dhe kohëzgjatja e vizitës.


TRANSFERIMI I TË DHËNAVE TË KLIENTËVE

Të dhënat e rëndësishme të klientëve transmetohen me anë të kriptimeve të sigurta nëpërmjet teknologjisë SSL, "Secure Socket Layer",që është sot për sot niveli më i lartë i sigurisë dhe një teknologji e pakapërcyeshme.Të gjitha departamentet qeveritare zyrtare këshillojnë përdorimin e SSL-së për mbrojtjen e të dhënave.Pra ju jeni të sigurtë me ne! Ju mund të kontribuoni edhe vetë në rritjen e sigurisë duke bërë përditësimin e browser-it tuaj dhe duke mbajtur nje anti-virus të përshtatshëm.Ju gjithashtu mund të dalloni transmetimin e të dhënave të kriptuara kur t'ju shfaqet një simbol dryri i vogël që tregon kriptimin e bërë.

Ne,OstFinanz Zvicer,i mbrojmë klientët tanë dhe të dhënat tuaja personale me programet më moderne të sigurisë që janë në treg.Ne punojmë gjithashtu me firewall shumë të specializuar për të ndaluar hyrjet e paautorizuara nga persona të tretë.


SI RUHEN TË DHËNAT TUAJA

Në momentin që ju keni vendosur të na transmetoni të dhënat tuaja,ne i ruajmë këto informacione shumë konfidenciale në servera me siguri shumë specifike,për të vazhduar me zbatimin e urdhërave tuaj dhe vrojtimet tona të brendshme statistikore në mënyrë anonime.Informacioni do tu kaloje personave të tretë,si p.sh. partnerëve bashkëpunues,vetëm nëse ju jeni informuar paraprakisht dhe keni pranuar.Kjo proçedurë është detyrimi ynë ligjor dhe një çështje shumë e rëndësishme për ne,si mbrojtja e të dhënave personale.


ADRESA FAQESH TË TJERA

Për arsye ligjore duhet t'ju bëjmë të ditur se faqja jonë e internetit ka adresa faqesh të tjera ose biznesesh të ndryshëm.Nëpërmjet këtij paragrafi,në distancohemi nga ato çfarë përmbajnë këto faqe dhe të dhënat e tyre dhe nuk kemi asnjë lloj ndikimi në to.Në faqet tona ju jeni absolutisht të sigurt,gjë për të cilën jemi plotësisht përgjegjës.


KËRKESA JUAJ

Me kërkesën tuaj,ne ofrojmë shpalosje falas të të dhënave tuaja të ruajtura. Ky është një tjetër detyrim ligjor që kemi dhe një tjetër mënyrë shumë serioze e trajtimit të të dhënave.


E DREJTA JUAJ PËR TU TERHEQUR

Pëlqimi që na keni dhënë për të mbledhur, ruajtur, trajtuar dhe përdorur të dhënat tuaja, mund të tërhiqet kurdoherë, me ndikim në të ardhmen. I vetmi përjashtim është kur mbledhja,ruajtja,trajtimi dhe përdorimi janë pjesë të rëndësishme të marrëdhënies kontraktuale për ne,dhe në këtë rast ne jemi te detyruar ligjërisht ta refuzojmë kërkesën tuaj për tërheqje.
Ostfinanz GmbH
3027 Bern
033 856 00 55
Tel. 033 856 00 55
Ostfinanz GmbH
Grossackerstrasse 1
9000 St. GallenSG
Tel. +41 71 226 50 00
Fax. +41 71 226 50 00
Publikimi ose kopjimi i kësaj faqeje pa aprovimin e OstFinanz GmbH është i jashtëligjshëm.OstFinanz Zvicër mbron serverin dhe të dhënat e klientëve me teknologjinë më moderne në treg. Mbrojtja e të dhënave